Nga territori i Libanit u lëshuan rreth 100 raketa drejt Izraelit në dy sulme të ndryshme mëngjesin e sotëm.
Ushtria izraelite tha se pas mesnatës zhvilloi sulme ndaj dy zonave të ndryshme për të cilat pretendohet se i përkisnin Hezbollahut në Liban.
Vendet e shënjestruara ndodhen në Luginën Bekaa dhe se janë objektiva të "forcave ajrore të Hezbollahut".
Burimet izraelite thanë se në orët e mëngjesit nga Libani u kryen dy sulme të ndryshme raketore në veri të Izraelit.
Në sulme u lëshuan rreth 100 raketa ndërsa nuk u dha informacion për humbje jete.
Ushtria izraelite kryen sulm ajror
Ushtria izraelite njoftoi se pak kohë më parë nga avionët luftarakë u goditën 3 pika të ndryshme nga ku mëngjesin e sotëm u kryen sulmet raketore ndaj Lartësive të pushtuara të Golanit.
Në përleshjet e shënuara mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që nga 8 tetori 2023, janë vrarë 241 anëtarë të Hazbollahut, 49 civilë libanezë, 11 anëtarë të lëvizjes Amal, 12 nga Hamasi, 12 nga Xhihadi Islamik si dhe 6 civilë dhe 11 ushtarë izraelitë./aa