Avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulm ajror për herë të dytë kundër qytetit Baalbek në lindje të Libanit, pranë kufirit me Sirinë.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Libanit NNA, avionët luftarakë izraelitë kryen sulm ajror në vendbanimin Ansar, që ndodhet në jug të qytetit Baalbek.
Thuhet se objektivi i sulmit ishte një ndërtesë ndërsa në zonë u pa tym pas rënies së bombave. Nuk u ndanë detaje për numrin e viktimave dhe të plagosurve. Vendbanimi Ansar ndodhet afërsisht 100 kilometra nga kufiri Izrael-Liban.
Në një lajm tjetër nga NNA, thuhet se Izraeli kreu sulm ajror në një shtëpi në vendbanimin Nakura, që ndodhet në rajonin kufitar në jug të Libanit.
Guvernatori i Baalbek-Hermel, Besir Hıdır, në deklaratën e tij në platformën X, tha se vendbanimet Durs, Tareyya dhe Shemstar në provincë ishin në shënjestër të sulmit izraelit.
Sipas tij, një fabrikë vaji ulliri ishte në shënjestër të sulmit në vendbanimin Durs ku si pasojë një person mbeti i vrarë. Hidr thotë se nuk kishte plagë serioze në mesin e të plagosurve në spitalin Dar el-Emel, por nuk dha informacion për numrin e të plagosurve.
Në deklaratën e tij për Al Jadeed News, guvernatori Hidr tha se ishte ndërprerë komunikimi me 2 persona në Tareyya.
Ushtria izraelite që nga 8 tetori 2023 kreu sulmin e parë ajror në qytetin Baalbek më 26 shkurt, në përleshjet në kufi me lëvizjen Hezbollah.
Në përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që nga 8 tetori 2023, u vranë 241 anëtarë të Hezbollahut, 49 civilë libanezë, 11 nga Lëvizja Amal, 12 nga Hamasi, 12 anëtarë të Xhihadit Islamik, 6 civilë izraelitë dhe 11 ushtarë izraelite./aa