Në sulmin e ushtrisë izraelite që shënjestroi palestinezët të cilët prisnin ardhjen e kamionëve me ndihma në Rripin e Gazës, humbën jetën 7 persona ndërsa mbi 20 të tjerë u plagosën.
Zëdhënësi i njësisë së Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës, Mahmud Basal në një deklaratë për AA tha se ushtria izraelite shënjestroi palestinezët që po prisnin kamionët me ndihma në afërsi të kryqëzimit të Kuvajtit në lindje të Gazës.
Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA ka dhënë informacion lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 158 ditësh.
WAFA njofton se të plagosurit janë dërguar në spitalin Al-Shifa. Avionët luftarakë të Izraelit bombarduan një shtëpi në lagjen As-Suudi në qytetin Rafah në jug dhe si pasojë ka të plagosur.
Izraeli ka kryer goditje me artileri edhe në rajonet Abasan Al-Kebira dhe Huzaa të qytetit Khan Younis dhe se shumë persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur./aa