Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me makinën tip BMW X6, brenda të cilës u gjetën 3 armë zjarri, si dhe dokumente të falsifikuara.

 

Lidhur me rastin, policia arrestoi Arben Spahiu 53 vjeç dhe Arsen Preçi 44 vjeç, të cilët janë marrë në pyetje nga autoritetet. Bëhet me dije se dokumentet e falsifikuara i përkisnin Arben Spahiut, gjë e cila ka bërë të mundur dhe identifikimin e tij.

 

Spahiu ka deklaruar se nuk ka dijeni për mjetin dhe armët. Ndërsa në lidhje me dokumentet e falsifikuara greke me foton e tij, Spahiu ka thënë se mund të jenë bërë nga dikush që ka dashur t’i bëjë keq.

 

Makina kur është vjedhur në Shkodër, policia e ka ndjekur deri në Nikel dhe aty u ka humbur. Dyshohet se grupet kriminale kishin organizuar një atentat, por që u parandalua nga Policia.