Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash në të gjithë territorin, më të theksuara në zonat veriore dhe përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar rrebeshe afatshkurtra shiu.

 

Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira të dobët dhe lokal në pjesën më të madhe të vendit,duke përjashtuar zonat bregdetare ku vranësirat bëhen të dukshme , por nuk priten reshje.

 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.

 

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë.