Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se forcat ruse po përparojnë në drejtim të qytetit Siversk të Ukrainës.

Duke folur në një takim me fituesit e konkursit “Liderët e Rusisë”, Putin tha se trupat ukrainase fortifikuan zonën, por theksoi se “ka përparim atje”.

Forcat ruse pushtuan qytetin Siversk në korrik të vitit 2022 dhe e kishin nën kontroll deri në muajin shtator të po të njëjtit vit, por më pas e braktisën vendbanimin për shkak të vështirësive që lidhen me mbajtjen e tij.

Qyteti lindor është një bastion i Ukrainës dhe shefat ushtarakë kishin deklaruar se forcat ruse nuk do të jenë në gjendje ta marrin kontrollin e qytetit.

Në një njoftim tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se vendbanimi Nevelske, gjithashtu në rajonin Donetsk, kaloi nën kontrollin e ushtrisë ruse.

Trupat ukrainase janë tërhequr prej disa kohësh, duke përmendur mungesën e municioneve dhe mbështetje të tjera nga Perëndimi si arsye.

Rusia filloi “operacionin special ushtarak” në Ukrainë në muajin shkurt të vitit 2022./aa