Një tërmet me magnitudë 6,9 sot goditi Ishujt Ogasawara në Oqeanin Paqësor, në jug të Tokios, ndërsa nuk pati raportime për humbje jetësh apo dëme në infrastrukturë, tha agjencia meteorologjike e vendit.
Lëkundjet u ndien gjithashtu në prefekturat verilindore japoneze Miyagi dhe Fukushima, Ibaraki, Chiba dhe Saitama, pranë kryeqytetit Tokio, sipas Kyodo News.
Nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami./aa