Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan do të zhvillojë të enjten një vizitë zyrtare në Irak, njoftoi Ministria e Jashtme.
Fidan do të vizitojë Bagdadin për të marrë pjesë në raundin tjetër të konsultimeve të orientuara nga siguria që do të priten nga Ministri i Jashtëm irakian Fuad Hussein.
Fidan do të shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes, Yaşar Güler, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT), İbrahim Kalın, dhe zëvendësministri i Brendshëm, Münir Karaloğlu.
“Gjatë takimit do të diskutohen në mënyrë të detajuar tema të ndryshme të agjendës sonë dypalëshe, veçanërisht bashkëpunimi në fushën e luftimit të terrorizmit, sigurisë, si dhe bashkëpunimit ushtarak”, tha ministria./aa