Këshilli i Ministrave emëroi sot Ana Kapajn në postin e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit.
“Me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e Ana Kapajt si zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit”, thuhet në vendim.
Kapaj më herët ka mbajtur postin e drejtueses së Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme” (vetting-ut)./ata