Banorët e Përmetit janë duke pritur Ditën e Verës duke ndezur zjarre sipas riteve tradicionale.
 
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njëherësh drejtuese politike e Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës, ndau sot momente nga festimet në qytet.
 
“Në natën përmetare, siç e do zakoni përcjellim dimrin duke djegur të ligat e presim pranverën. Ndërsa nesër, për Ditën e Verës, ju mirëpresim të gjithëve në Përmet për të vënë verorkat e pastaj të festojmë bashkë me muzikë të mirë, ushqim të shijshëm e në shoqërinë e njëri-tjetrit”, u shpreh ajo./ata