Nis puna për digjitalizimin e mbi 400 objekteve të vlerësuara si pasuri kulturore, që janë sekuestruar nga operacione të ndryshme policore.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja sipas të cilit laboratori, krahas digjitalizimit të objekteve trashëgimi kulturore të sekuestruara gjatë operacioneve të përbashkëta me policinë e shtetit, do të shërbejë edhe për digjitalizimin e objekteve që do t’i nënshtrohen restaurimit, e që sot gjenden në muze dhe site arkeologjike.
“Implementimi i teknologjisë së avancuar, të metodave RTI dhe 3D, në Njësinë Kombëtare për Digjitalizimin e Trashëgimisë Kulturore, projekt i mbështetur nga AADF “Të fuqizojmë muzetë përmes teknologjisë”, ofron mundësinë jo vetëm për një dokumentim më të mirë të objekteve, por ndihmon në identifikimin e thelluar të elementeve, detajeve të fshehura apo prejardhjen e tyre duke ruajtur identitetin digjital të trashëgimisë së vyer kulturore”, u shpreh Gonxhja./ata