https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=812648630674612
Në kantierin e Lungomare 3, Vlorë-Orikum, një prej investimeve më të rëndësishme janë dy segmentet e një bajpasi të ri, që duke devijuar makinat në dy zona të rrugës ekzistuese do të mundësojë krijimin e dy hapësirave pedonale turistike, të cilat do të rrisin ndjeshëm vlerën e ofertës turistike të gjirit magjepsës të Vlorë.
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot ecurinë e punimeve në këtë segment, ku po punohet paralelisht për projektin e rrugës dhe Lungomares 3.
Rama u shpreh se, krijimi i pjesës pedonale do t’i japë frymëmarrje të re zonës, ndërsa do të jetë me një kalim për mjetet.
Ky është një projekt i financuar nga BERZH, në kuadër të programit për zhvillimin e turizmit dhe punimet përfshijnë transformimin cilësor të hapësirës publike, ku do të mbillen pemë do të krijohen zona për këmbësorët, për biçikletat, duke mundësuar një frymëmarrje krejt të re për Vlorën turistike.ATA