Në qytetin e Shkodrës janë organizuar aktivitete dhe ceremoni me rastin e Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve dhe Fitores së Çanakkale-s dhe përvjetorit të miratimit të himnit kombëtar turk, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme.
Fillimisht u organizua ceremonia e vendosjes së kurorave me lule në monumentin "Hasan Riza Pasha", ku të pranishëm ishin Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, nënkryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik, drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Ömer Osman Demirbaş, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Mustafa Ata dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve turke dhe shqiptare.
Në fjalën e mbajtur në ceremoni, ambasadori Atay u shpreh se si çdo vit janë përsëri bashkë pranë monumentit të Hasan Riza Pashës, "mbrojtësit të Shkodrës, për të festuar këtë fitore të madhe dhe për të kujtuar të gjithë dëshmorët tanë".
"Fitorja e Çanakkale-s tregon se kombi turk, me vendosmërinë dhe dashurinë e tij për atdheun mund të kapërcejë kushtet e pafavorshme dhe se kjo fitore ishte një pikë kthese ku shpirti luftarak i kombit tonë ndriçoi rrugën në luftën për pavarësi dhe krijimin e Republikës. Kombi turk rilindi dhe një herë nga hiri dhe i shpalli botës unitetin dhe solidaritetin e tij", tha Atay.
Ambasadori Atay theksoi se sot festojnë edhe 103-vjetorin e miratimit të himnit kombëtar turk.
Nënkryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik, në fjalën e tij në ceremoni theksoi se Fitorja e Çanakkale-s është një nga të dhënat më të rëndësishme të dashurisë së kombit turk për atdheun dhe vendosmërinë për të jetuar të lirë.
"Kjo fitore e madhe e cila ka vendin e merituar në faqet e historisë turke është ndër gjërat më të rëndësishme të historisë botërore nga e cila duhen nxjerrë mësime", u shpreh Çevik.
Çevik shtoi se turqit në periudhën e tyre më të trazuar ndryshuan fatin e historisë botërore me Fitoren e Çanakkale-s.
Gjithashtu u organizua edhe një program për përvjetorin e Fitores së Çanakkale-s dhe miratimit të himnit kombëtar turk, si dhe përkujtimin e Mehmet Akif Ersoyn, me lexim Kurani dhe shfaqjen e dokumentarëve, në ambientet e Institutit "Yunus Emre" - Shkodër.AA