Shkolla e mesme e bashkuar “Muhedin Sherifi” në Librazhd është një tjetër shkollë që i shtohet infrastrukturës së rilindur të arsimit në vend.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vijimi i punës për rilindjen e shkollës së mesme të bashkuar “Muhedin Sherifi” në Librazhd.

Rama theksoi se shkolla do të ofrojë kushte dinjitoze, për të pritur shumë shpejt nxënës e mësues të saj, me klasa të reja, bibliotekë, palestër dhe laboratorë./ata