Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga shkolla 9-vjeçare “Demokracia” e cila është ngritur nga themelet në Valias të Kamzës.
Në Valias është ngritur nga themelet shkolla 9-vjeçare “Demokracia”, me standarde europiane, me një kapacitet prej afro 700 nxënës dhe mësues.
Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundon ndërtimi dhe rehabilitimi i objekteve arsimore në të gjithë vendin./ata