Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann mori pjesë në hapjen e panelit të “Memory Days 2023” (Ditët e Kujtesës 2023), organizuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë dhe Fondacioni Konrad Adenauer.

 

“Reflektuam së bashku mbi përvojat e ndryshme të Shqipërisë dhe vendeve të tjera ish-komuniste mbi përballjen e tyre me të shkuarën”, theksoi ajo.

 

“Shqipëria mund të mësojë nga përvojat e vendeve të tjera në ndërtimin e një të vërtete të përbashkët në lidhje me të kaluarën e tyre komuniste dhe në trajtimin e krimeve të regjimit komunist”, u shpreh Hohmann.

 

“E vërteta, drejtësia dhe pajtimi janë elemente thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët evropiane të bazuar në vlera të forta”, shtoi Hohmann.

 

“Në rrugën e saj drejt anëtarësimit në komunitetin tonë Evropian, Shqipëria mund të mësojë nga projekti i paqes së BE-së, i ndërtuar mbi dialogun, shtetin e së drejtës dhe demokracinë”, nënvizoi amabsadorja e BE./ATSH