Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari reagoi sot në lidhje me largimin e qytetarëve nga vendi.

 

Në një deklaratë për mediat, Braimllari tha se, “largimi masiv i qytetarëve për shkak të korrupsionit të qeverisë vijon të konfirmohet jo vetëm nga organizatat ndërkombëtarë por dhe nga institucionet e vete Rilindjes”.

 

Sipas tij, numri i bizneseve që kanë detyrime dhe janë nën sekuestro është 34 mijë dhe shkak është largimi i shqiptarëve.

 

“Sipas Drejtorisë së Tatimeve numri i bizneseve që kanë detyrime të pashlyera dhe të shpallura tashmë nën sekuestro është 34 mijë. Këto biznese janë në emër të qytetarëve, të cilët kanë braktisur vendin. Një nga arsyet kryesore që ka çuar drejt falimentit këto biznese është bërë niveli i lartë i emigracionit, që ka sjellë dhe ulje të të ardhurave për këto biznese. Largimi masiv i qytetarëve, në qendër të tij, ka popullsinë më aktive dhe më prodhuese për tregun dhe ekonominë, duke bërë që vendi të humbë kapitalin njerëzor, forcën e punës me produktivet të lartë”, tha ai.