Aktivistët pro-palestinezë protestuan kundër kancelarit gjerman Olaf Scholz për shkak të mbështetjes së tij për Izraelin.
Siç raportojnë mediat gjermane, fjalimi që Scholz mbajti në hapjen e Panairit të Librit në Leipzig dje u ndërpre disa herë nga aktivistët palestinezë.
Gjatë fjalimit të Scholzit, aktivistët që kritikuan mbështetjen e Gjermanisë për Izraelin, kritikuan kancelarin duke thirrur "Nuk është ndihmë humanitare në Izrael, është gjenocid" dhe "Nuk do të mund të pastroheni".
Pas ndërprerjes së fjalës, Scholz iu drejtua aktivistëve dhe u tha: "Mos bërtitni. Mjaft! Unë besoj se nuk është e drejtë të ngatërrohet demokracia me të bërtiturat. Prandaj nga të gjithë këtu, edhe një herë, kërkoj që t'u jepet të gjithëve mundësia për të marrë pjesë në këtë diskutim dhe këtë ngjarje. Besoj se kjo do të jetë në dobi të të gjithëve. Ajo që na ka bashkuar këtu në Leipzig, është fuqia e fjalës, jo fuqia e të bërtiturit".
Në mesin e atyre që dëgjuan fjalimin e Scholzit ishte edhe kryeministri holandez, Mark Rutte.
Pas largimit të aktivistëve nga salla, kancelari gjerman Scholz vazhdoi fjalët e tij./aa