Si mund të reagohet në rast të një sulmi kimik, biologjik, radiologjik apo nuclear? Mjekët e Urgjencës Kombëtare, tashmë pjesë e një trajnimi dy vjeçar si projekt i financuar nga Bashkimi Europian, organizuan sot paradite një demonstrim në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Një tendë dekontaminimi u vendos në shesh, detektorë që përcaktojnë llojin e agjentit në skenën ku ndodh sulmi, e mjekë te veshur me uniformat e përshtatshme që i japin ndihmën e parë qytetarëve. Demonstrimi si duhet të veprojnë në rast të një sulmi kimik apo aksidenti, si dhe veprimet që duhen ndërmarrë për ti ardhur në ndihmë popullatës në rast se ndodhen përpara një skene të tillë u ndoq me mjaft interes nga shumë kureshtarë. 

Ky demonstrim bëhet për herë të parë në Shqipëri

Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj tregon për Report Tv

“ “Po përgatitemi që në rast se ndodh të jemi të gatshëm e ti afrohemi sa më shumë realitetit të një skene. Shqipëria ka pasur eksperienca të ndryshme. Kur flasim për aksidente kimike, biologjike, radioloaktive, nukleare mendojmë central bërthamor por mos të harrojmë shpërthimi I një magazine, transporti I një lënde që bëhet në territorin e Shqipërisë, konservimi i materialeve me rrezik kimik dhe helmues janë të gjitha në të gjithë vendin. Kur grumbullohen në magazine të mëdha janë burim I kontaminimit apo shpërthimeve të aksidenteve. Prandaj çfarëdolloj pasojash duhet të njohim rreziqet, llojin dhe të jesh i përgatitur"

Kush jane pjesëmarrës?
Improvizimi zgjati 2 orë. 28 pjesëtarë të personelit mjekësor nga spitalet rajonale, nga spitalet bashkiake, dy në spitalet universitare, ISHP, zyra e rrezatimeve. Dy delegacione Mali i ZI dhe Bosnje Hercegovina dhe personeli I Urgjencës Kombëtare Mjekësore e zjarrfikës.
Projekti ka dy vjet që ka nisur.

“Për herë të parë veç trajnimeve kemi garantuar bazën materiale. Një tendë dekontaminimi. Ka qenë insistimi të kemi këto pajisje. Gjithashtu janë disa apartura dekterorë që përcaktojnë llojin e agjentit kimik, biologjkik apo radioaktivitetit në një skenë ku mund të jetë një aksident ose i qëllimshëm. Janë 220 mijë euro materiale” thotë Brataj.

Nga ky projekt Shqipëria ka përfituar 220 mijë euro pajisje. Trajnimi i stafit ka vijuar qe në vitin 2022. Pjesë e këtij projekti janë 10 shtete nga Ballkani dhe Europa juglindore.

Këto janë 28 mjekët e parë të trajnuar dhe më pas do të vijojë me trajnime të mjekëve të tjerë

Këshilli kombëtar i Urgjencës Mjekësore është pjesë e një projekti europian P88 ku marrin pjesë 10 shtete mes tyre dhe Shqipëria. Janë të ndarë në tre grupe në tre shtete. Sot në këtë ushtrim marrin pjesë dhe Bosnje Hercegocina dhe Mali i Zi.