Ministri i Mbrojtjes i Moldavisë, Anatolie Nosatii, ka konfirmuar se qytetarë të vendit të tij po luftojnë përkrah ushtrisë së Ukrainës në konfliktin e vazhdueshëm me Rusinë.
Në një intervistë për kanalin moldav TV8, Nosatii tha se moldavët iu bashkuar ushtrisë ukrainase vullnetarisht dhe me Iniciativën e tyre.
Ndërkohë, presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, kërcënoi qytetarët e vendit të saj se nëse ndonjëri prej tyre do t’i bashkohej ushtrisë ruse, do t’i hiqej shtetësia moldave.
Aktivitetet mercenare në Moldavi janë të paligjshme dhe konsiderohen si vepër penale sipas legjislacionit të vendit.
Të premten e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se 17 shtetas moldavë kanë mbërritur në Ukrainë për t’iu bashkuar luftimeve, që filluan në shkurt të vitit 2022.
Sipas ministrisë ruse, Polonia është "lider i padiskutueshëm" për sa i përket numrit të mercenarëve që luftojnë në anën e Ukrainës./aa