Bashkimi Evropian (BE) dha mesazhin për rritjen e luftës kundër migrimit të parregullt dhe trafikimit të qenieve njerëzore si dhe forcimin e gatishmërisë për krizat.
Në deklaratën e përbashkët të miratuar në samitin e BE-së që vazhdon në Bruksel, përfshihen titujt e përgatitjes për migracionin dhe krizat.
"Këshilli i Evropës do të vazhdojë të ndjekë një qasje gjithëpërfshirëse në çështjen e migrimit", thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se mbi 90 për qind e emigrantëve të parregullt që hyjnë në BE, kanë hyrë me ndihmën e trafikantëve.
Më tej theksohet se Këshilli i Evropës mbështet Komisionin që të forcojë të gjitha mjete që ka për të luftuar në mënyrë efektive me trafikimin e qenieve njerëzore dhe kontrabandën dhe për të krijuar aleancë globale për zgjidhjen e këtij problemi.
- Përgatitje ndaj krizave
"Forcimi dhe koordinimi i gatishmërisë ushtarake dhe civile kundër krizave globale si dhe menaxhimi strategjik i krizave është nevojë e detyrueshme", theksohet në deklaratën në të cilën nga Komisioni kërkohet të përgatisë strategji gatishmërie ndaj krizave.
Në deklaratë i bëhet thirrje Komisionit që të përgatitet në nivel të BE-së për rreziqet që synojnë të gjithë shoqërinë dhe të përgatisë një plan veprimi që do të forcojë ndërhyrjen ndaj krizës.
Në ditën e parë të samitit që filloi dje u diskutuan tema të nxehta në rend dite kryesisht për Ukrainën dhe Gazën. Po ashtu u bë thirrje për "pauzë humanitare" urgjente që shkon drejt armëpushimit të vazhdueshëm në Gaza.
Ndërsa në seancën e mbajtur lidhur me luftën në Ukrainë, liderët e BE-së ranë dakord t'i jepnin Ukrainës të ardhurat që sigurohen nga asetet e ngrira ruse./aa