Në Rusi sot është një ditë zie kombëtare pas sulmit vdekjeprurës në një sallë koncertesh në rajonin e Moskës.
Flamujt u ulën në gjysmështizë, ndërsa njerëzit vendosën lule në sallën e koncerteve Crocus City, ky njerëz të armatosur hapën zjarr mbrëmjen e të premtes, duke vrarë të paktën 133 njerëz dhe duke plagosur 152 të tjerë.
Presidenti Vladimir Putin është zotuar të ndëshkojë ata që qëndrojnë pas “masakrës së qëllimshme”, duke bërë të ditur se personat e armatosur që po përpiqeshin të iknin në Ukrainën ishin arrestuar.
“Shpreh ngushëllimet e mia të thella dhe të sinqerta për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre. I gjithë vendi dhe i gjithë populli ynë është në pikëllim me ju”, tha Putin në një fjalim drejtuar kombit dje.
Sipas Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), autoritetet ruse kanë arrestuar 11 persona në lidhje me sulmin, duke përfshirë katër pjesëmarrës të drejtpërdrejt./aa