Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Rezoluta e mbështetur nga 14 shtete bën thirrje për armëpushim gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, si dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve. SHBA ka abstenuar.

Mediat raporojnë se SHBA-ja ka kërkuar që teksti i rezolutës të mos përfshijë referencën për një armëpushim “të përhershëm”, por një “të qëndrueshëm”.

Rezoluta gjithashtu kërkon heqjen e menjëhershme të të gjitha pengesave për dërgimin e ndihmave humanitare.

Më herët, Kina dhe Rusia e kundërshtuan rezolutën, pasi sipas tyre nuk bënte thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte.

Disa rezoluta të tilla që bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm janë rrëzuar më herët në Këshillin e Sigurisë.

Teksti zyrtar thotë se palët duhet të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse në Gaza që nga një inkursion ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor 2023, në të cilin Tel Avivi thotë se janë vrarë 1.200 njerëz.

Të paktën 32.333 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që atëherë në enklavë nga sulmet izraelite dhe 74.694 të tjerë janë plagosur, përveç shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave.

Lufta izraelite ka shtyrë 85 për qind të popullsisë së Gazës në zhvendosje të brendshme, krahas një bllokade gjymtuese të shumicës së ushqimeve, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.