Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar dje me gratë dhe nënat e njësisë nr.2 në Tiranë. Gjatë bashkëbisedimit, Meta ka deklaruar se më 14 maj do të ndodhë ndryshimi i shumëpritur nga qytetarët.

Gjithashtu, Meta thekson se gratë, vajzat dhe nënat e reja janë fuqia e Ndryshimit.

"Gratë, vajzat dhe nënat e reja janë fuqia e Ndryshimit. Vota e tyre më 14 Maj do të jetë votë për mbrojtjen dhe mirëqenien e familjes dhe për të ardhmen e sigurtë të fëmijëve në Shqipëri.]

Kënaqësi të merrja pjesë dje në takimin me gratë dhe nënat e mrekullueshme të njësisë nr.2 në Tiranë.

 

Bashkë me ne, kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës Belind Këlliçi, i cili prezantoi Planin për Tiranën, plan që mbështet në veçanti gratë dhe familjet e reja.

I inkurajuar nga energjia dhe vendosmëria e kandidateve tona, këshilltareve të ardhshme në Këshillin Bashkiak të Tiranës, të cilat do të jenë zëri i grave dhe nënave të kryeqytetit", shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta në mesazhin e tij përmes rrjeteve sociale.