Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se largimi i palestinezëve me forcë nga qyteti Rafah do të jetë "krim lufte".
Në një deklaratë nga pallati Elysee thuhet se presidenti francez Macron zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Duke vënë në dukje se planifikojnë të paraqesin projekt-ligj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për sigurimin e "armëpushimit urgjent dhe të përhershëm" në Gaza, Macron tha se mendon se largimi i palestinezëve me forcë nga Rafah "do të përbëjë krim lufte" në kuadër të ligjit ndërkombëtar.
Macron bëri thirrje për hapjen "urgjente" të të gjitha pikave të kalimit në mënyrë që ndihmat humanitare të arrijnë në Gaza. Ai tha se "dënojnë ashpër" vendimin e Izraelit për konfiskimin e një toke prej 8 mijë dynymësh në Bregun Perëndimor nën pushtim./aa