Athina zyrtare ka reaguar menjëherë pas arrestimit të Fredi Belerit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” më Himarë, njëkohësisht përfaqësues i minoritetit grek.

 

 

 

Mediat greke raportojnë se për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është vënë në dijeni edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

 

Pas kësaj ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka kontaktuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

 

“Mësohet gjithashtu se ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka kontaktuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, pasi më herët ka informuar për këtë çështje kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Në të njëjtën kohë, partneri dhe avokati i tij që u ndaluan nga autoritetet shqiptare mësohet se u liruan”, shkruan Protothema.