Një program iftari u organizua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Lidhja e Organizatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë (MATUSITEB) në Shkup.

Në programin e iftarit morën pjesë ambasadori i Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy, shefi i departamentit i TIKA-s Uğur Tanyeli, kryetari i MATUSITEB-it Tahsin İbrahim, deputetë, kryetarë partish politike, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij të rastit, ambasadori Ulusoy përcolli përshëndetjet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa vuri theksin mbi marrëdhëniet miqësore midis Türkiyes dhe Maqedonisë së Veriut, në të cilat kontribuon edhe komuniteti turk në vend.

“Edhe pse është përtej kufijve të Republikës së Türkiyes, turqit e Maqedonisë së Veriut, që bën pjesë në gjeografinë me të cilën kemi lidhje shpirtërore, lidhin dy vendet ashtu siç lidh Ura e Gurit dy anët e Vardarit”, tha Ulusoy, duke nënvizuar tolerancën midis komuniteteve të ndryshme në vend.

Ndërkaq, Tanyeli deklaroi TIKA ka ofruar ndihmë për gjithë botën nëpërmjet 63 zyrave të saj në 61 vende gjatë muajit të Ramazanit dhe kanë ndarë bekimet e Ramazanit me mijëra miq, të afërm dhe vëllezër.

Që nga viti 2005 kur filloi aktivitetet në Maqedoninë e Veriut, TIKA ka realizuar 1.200 projekte dhe aktivitete në këtë vend, me çka është kontribuuar edhe në forcimin e marrëdhënieve. midis dy vendeve.

Kreu i MATUSITEB-it, Ibrahim, tha se kjo organziatë, si organi më i lartë ombrellë i cili u themelua në vitin 2003 dhe ka sot 52 shoqata anëtare, synon të zhvillojë dhe popullarizojë arsimin, kulturën dhe artet e komunitetit turk në një gamë të gjerë të fushave si historia, kultura, sociologjia dhe folklori në gjithë vendin./aa