Delegacioni Përfaqësues i Türkiyes në kuadër të Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) ka organizuar një program iftari në qytetin e Prizrenit.

Në programin e iftarit në sheshin Shatërvan të Prizrenit morën pjesë Konsulli i Përgjithshëm i Türkiyes në Prizren Celal DoÄŸan, Kryetari i Delegacionit Përfaqësues të Türkiyes kolonel Sabri Gökhan Karamürsel, koordinatorja e TIKA-s për Kosovë Fulya Aslan, përfaqësuesi i Fondacionit Turk “Maarif” për Kosovën Mehmet Nedim Aslan dhe kryetari i komunës së Mamushës Abdülhadi Krasniqi dhe të ftuar të tjerë.

Përafërsisht 300 kosovarë morën pjesë në programin e iftarit të KFOR-it turk ku bënë lutje dhe çelën iftarin pas thirrjes së ezanit në qytet.

Delegacioni Përfaqësues i Türkiyes mbështet qytetarët në Kosovë duke shtruar tryeza iftari dhe duke shpërndarë ushqime në qytete të ndryshme gjatë muajit të Ramazanit.

Ushtarët turq kanë shërbyer në kuadër të KFOR-it në Kosovë që nga viti 1999. Türkiye për herë të parë mori komandën e KFOR-it më 10 tetor 2023, për mandat njëvjeçar./aa