Një 24 vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me 3 kg kokainë.

 

Mediat italiane raportojnë se i riu e kishte fshehur drogën në një pyll në zonën e Uppianos në kodrat mbi Città di Castello.

Në shtëpinë e tij karabinierët sekuestruan edhe 50 gramë kokainë të ndarë në doza dhe materiale të ndryshme ambalazhimi.

 

24-vjeçari u arrestua për posedim për trafik droge. Duke pasur parasysh sasinë e madhe të drogës së sekuestruar, hetimet janë ende në vijim, të koordinuara nga Prokurori i Republikës së Peruxhias.