Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Kanali Havales në Elbasan.
Rama u shpreh se, po punohet për infrastrukturën e rrjetit të ujitjes dhe kullimit.
“Ky është Kanali Havales në Elbasan ku po kujdesemi për infrastrukturën e rrjetit të ujitjes dhe kullimit për fermerët përpara sezonit të verës”, theksoi Rama.
Ndërhyrjet në kanalet kulluese e vaditëse si dhe te kolektorët kryesorë po bëhen në gjithë vendin, veçanërisht në zonat me potencial të lartë bujqësor.
Investimet në këtë sektor sigurojnë që fermerët të kenë ujitjen e domosdoshme të prodhimeve të tyre gjatë sezonit veror, por edhe të mos kenë më probleme përmbytjesh të tokave bujqësore prej reshjeve./ata