Një fermer shkodran tha se i shet prodhimet e tij në rrjetet sociale dhe nuk ka nevojë që të dalë në treg dhe t’i shesë.
Sipas Kujtim Plangajt, atij i bëjnë porosi me telefon për qepët, vajin e ullirit, bizelet, lakrat, kumbullat. Sidomos për prodhimet e stinës ai shprehet se nuk e ka aspak problem që t’i shesë dhe nuk i mbeten asnjëherë stok.
I ftuar në “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha se prodhimet e tij i shet brenda dhe jashtë vendit, duke veçuar se përmes Facebook-ut ka shitur 24 tonë qepë.
“Çmimi është njësoj. Përmes Facebook-ut kam shitur 24 ton qepë. Kam shitur dhe jashtë vendit. Të huajt paguajnë dhe transportin. Tani për momentin ka ngel vetëm pak vaj ulliri”, tha ai. /tesheshi.com/