Bordi Ekzekutiv i Komiteteve Olimpike Evropiane (EOC) zgjodhi njëzëri Stambollin si mikpritës të Lojërave të katërta Evropiane, të planifikuara për vitin 2027.

Ky vendim, i shpallur të mërkurën, më 27 mars, shënon Stambollin si vendin perfekt për grumbullimin e sportistëve më të mirë të Evropës.

Presidenti i EOO-s, Spyros Capralos, theksoi miqësinë e kahershme midis Stambollit, Turqisë dhe sporteve ndërkombëtare dhe beson se qyteti do të jetë një skenë e shkëlqyer për ngjarjet sportive në vitin 2027.

“Stambolli dhe Turqia kanë qenë miq të mirë të sporteve ndërkombëtare për një kohë të gjatë. Ne e dimë se do të jetë vendi i përsosur për sportistët më të mirë të Evropës që të shkëlqejnë në vitin 2027”, deklaroi Capralos.

Komiteti Olimpik Turk shpreson se organizimi i Lojërave Evropiane do të jetë një hap drejt realizimit të ofertës së tyre për të pritur Lojërat Olimpike 2036.

Është e rëndësishme të theksohet se Turqia nuk do të duhet të ndërtojë objekte të reja sportive për këtë garë.

Lojërat Evropiane, të frymëzuara nga ngjarje të ngjashme shumë-sportive si Lojërat Panamerikane, Aziatike, Afrikane dhe Paqësore, u mbajtën për herë të parë në vitin 2015. Edhe pse ende nuk janë bërë një garë e rëndësishme sportive, Stambolli 2027 pritet të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të këtij eventi.

Tri edicionet e mëparshme të Lojërave Evropiane janë mbajtur në Baku, Minsk dhe Krakov. /tesheshi.com/