Më shumë se 55 shoqëri të Ujësjellës Kanalizimeve në Ballkanin Perëndimor aplikuan të bëhen pjesë e grupit të parë të projektit “Shoqëritë UK të së Ardhmes”, bëri të ditur Banka Botërore në një njoftim për shtyp.
 
BB njoftoi se 15 shoqëri nga Mali i Zi, Shqipëria, Bosnjë e Herzegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të zgjidhen për t’u bërë pjesë e programit të mbështetjes për Ballkanin Perëndimor.
 
“Ky udhëtim transformues drejt menaxhimit të qëndrueshëm të furnizimit me ujë në Ballkanin Perëndimor do të ofrojë një vit mbështetje, ndërtim kapacitetesh të thelluar dhe mbështetje financiare për sipërmarrjet e tyre”, thekson BB.
 
Gjatë një serie seancash informuese të organizuara në vendet e rajonit, ekspertët e projektit Shoqëritë UK të së Ardhmes ndanë të dhëna të çmuara për avantazhet e programit dhe se si këto shoqëri mund të angazhohen në mënyrë efektive./ata