Në tërmetin e parë që ndodhi në lagjen qendrore Antakya të Hatajit, ndërtesa ku banonte familja Aşit u shkatërrua.

Babai Vecih dhe vajza e tij İnci Aşit mbetën nën rrënoja. Në ditën e tretë të operacionit të kërkim-shpëtimit, Inci Aşit u nxor nga rrënojat e plagosur.

Pas ndërhyrjes së parë në spitalin fushor,ajo u transferua në Spitalin Balcalı të Fakultetit të Mjekësisë Universitare Çukurova në Adana.

Fatkeqësisht ajo humbi të dyja këmbët.

İnci dhe nëna e saj, vëllai i vogël dhe motra e madhe u dërguan në Ankara me avionin presidencial të dërguar në Adana mbrëmë.

Është raportuar se babai, Vecih Aşit, i cili ishte nën rrënoja, nuk është gjetur ende.