Zyrtarët e Librit të Rekordeve Guinness kanë shpallur Adia dhe Adriaal Nahadaraja nga Kanadaja, të lindura në javën e 22-të të shtatzënisë, si binjakët më të hershëm të lindur para kohe në botë.
Adija dhe Adrijal tani janë një vjeç dhe gjatë jetës së tyre të shkurtër tashmë janë përballur me probleme serioze shëndetësore, transmeton BBC.
Mjekët i thanë nënës së binjakëve, Shakina Rajendram, lindja e së cilës filloi në javën e 21-të, se fëmijët nuk kishin asnjë shans për të mbijetuar.
Siç tregoi Kevin Nahadaraj, babai i binjakëve të lindur para kohe, në spital u thanë se nuk mund t’i ndihmonin për një shtatzëni të tillë. Për fat të mirë, çifti mundi të transferohej në Spitalin Mount Sinai në Toronto, i cili ka një njësi të specializuar të kujdesit intensiv neonatal.
Nëse binjakët do të kishin lindur një orë më parë para javës së 22-të të shtatzënisë, spitali nuk do të ishte përpjekur t’u shpëtonte jetën.
Në fund, fëmijët kanë lindur dy orë pasi kanë hyrë në javën e 22-të të shtatzënisë.