Sipas burimeve gjyqësore të mërkurën, të paktën 160 të dyshuar u mbajtën në paraburgim në Turqi për shembjen e ndërtesave pas tërmeteve vdekjeprurëse të 6 janarit.

Prokurorët turq kanë akuzuar 564 të dyshuar si pjesë e hetimit për ndërtesat e shembura ose shkeljen e kodeve të ndërtimit.

 175 të dyshuar u liruan nën kontrollin gjyqësor.

Gjithashtu, për 71 të dyshuar janë lëshuar urdhërarrest dhe për 61 të tjerë janë lëshuar urdhra paraburgimi.

Ndërsa 18 persona janë ende në paraburgim me urdhër të Kryeprokurorit Publik, sipas burimeve, 11 të dyshuar të tjerë kanë vdekur.

Të paktën 42,300 njerëz kanë humbur jetën në tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të 6 shkurtit, me qendër në provincën jugore Kahramanmaras të Turqisë.