Nga Maliq Hasa

Zgjedhjet lokale në Turqi kanë sjellë shumë reagime në botë dhe si të tilla nga natyra kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe në Shqipëri. 

Ish-kryeministra, njerëz në detyre, analistë, gazetarë dhe njerëz publikë kanë kapur rastin dhe kanë gjetur kohën për të sulmuar dhe vjellë vrerë mbi “humbjen e Presidentit Erdoğan” sikurse e quajnë ata... 

Gëzimet janë aq të shumta saqë a thua se kanë fituar vetë dhe jo majtistët e Turqisë. Njerëz pa integritet dhe të pafytyrë të cilët ndryshe flasin sot dhe ndryshe nesër nuk kishte se si të vepronin ndryshe edhe në rastin e këtyre zgjedhjeve. Mirë që nuk dolën me daire në dorë, pijanecë, pedofilë, mbështetës të LGBT, servilë dhe injorantë në krah duke lëpirë atë që më parë e kanë pështyrë... 

Të analizosh zgjedhjet në Turqi dhe të dalësh në një përfundim të shkurtër; “Humbi Erdoğani dhe fitoi opozita” përveçse është një injorancë e tepruar ka të bëjë edhe me armiqësinë e ushqyer nga armiq të betuar të vlerave islame...  

- Pse ky rezultat? 

Për të analizuar zgjedhjet në Turqi duhet të futesh thellë në historinë politike të këtij vendi dhe të nxjerrësh nga rreshtat e saj arsyet disa prej të cilave mund ti përmendim edhe në këtë shkrim: Ekonomia dhe gjendja e rënduar e monedhës vendase, pagat e pensionistëve, pakënaqësitë e shumë qytetarëve që lindin nga pushteti i gjatë i AK Partisë dhe shume shkaqe të tjera çuan në një rezultat të tillë. Ndihma e vendeve të huaja nuk mund të anashkalohet në një situatë të tillë, sikurse nuk mund të anashkalohet partia e djalit të ish liderit dhe mësuesi të Erdoğan, Fatih Erbakan, e cila ishte një kalë troje në këto zgjedhje. Megjithatë këto zgjedhje treguan qartë shumë gjëra ku më të rëndësishmen do ta cek pak më poshtë, por faktikja është se “fitorja e zgjedhjeve në Turqi kalon nga xhepi i pensionistëve”. Sa më shumë ti gëzosh ata aq më të sigurtë e ke rezultatin... 

Nga gjithë kjo situatë lindin shumë pyetje ku disa prej tyre mund ti radhisim në këtë mënyrë: A nuk e lexoi Erdoğan këtë gjë? A nuk kishte ai mundësi të merrte masa? Shumë njerëz analistë dhe specialistë parashikuan këtë rezultat, por pse vallë Erdoğan i la këto zgjedhje në këtë mënyrë? Vallë çfarë mendon ai? 

- Si ti lexojmë këto zgjedhje? 

Në një kohë kur Turqia ka mundur të thyejë zinxhirin e të qenit mashë e një fuqie të jashtme, në një kohë kur Turqia ka investuar shumë në infrastrukturë dhe në një kohë kur pushteti i Erdoğan ka bërë për këtë republikë më shumë se sa është bërë në 80 vite histori, në këtë kohë kur fuqia ushtarake është në majat e veta, në këtë kohë kur vendi prodhoi makinën e vet, avionë tanke dhe shumë teknologji të tjera të cilat më parë as nuk i kishte ëndërruar, përse të dalë një rezultat i tillë?  

Çdokush i cili bën një analizë të thellë duke e njohur këtë vend do të shkruante romane për këtë, por unë dua ta shtjelloj me pak fjalë. Turqia këto 20 vite ka një lider të cilin shumë vende të botës e kanë zili. Ndërmjetëson armëpushime, përballet me të keqen dhe ndihmon të mirën. Ka luksin që të shtrijë dorën e ndihmës deri në Afrikë. Nëse dikur bota bënte politikë në vendin e tij, Erdoğan sot bën politikë në Europë. Turqia e cila dje ishte e varur nga politika, ekonomia, energjia dhe importet ushtarake, sot është kthyer në një superfuqi rajonale ushtarake, ekonomike, mjekësore, energjetike, etj... 

Krahas gjithë këtij suksesi vendi që drejtohet nga Recep Tayyip Erdoğan ka një inflacion mbi 60 %, një lirë të zhvlerësuar, rroga të ulta dhe fuqi blerëse të dobët. Edhe pse shumë ekonomistë këtë e vlerësojnë si paaftësi unë më shumë e shoh si lojë politike të një ustai me përvojë e cila mund vlerësohet nga shumë aspekte... 

Në ditën e parë pas-zgjedhore mediat botërore, kundërshtarët e betuar të Erdoğan dhe sharlatanët injorantë dhe të cilët nuk e njohin aspak Turqinë rendën me tituj të mëdhenj të cilët ngjajnë me titujt e natës së 15 korrikut. Hidhen, kërcejnë dhe këndojnë sikur të kishte fituar babai i tyre apo sikur të kishte humbur armiku më i betuar i tyre, por harrojnë që kanë lëpirë aty ku kanë vjellë. Vetëm mjeshtria e Reisit (Erdoğan) mund të fitojë kur humb. Ndërkohë që të gjithë flasin për humbjen e tij duke e nxitur që ai të dalë dhe i irrituar të humbë kontrollin Erdoğan ka bërë krejtësisht të kundërtën. Natën e zgjedhjeve mbajti fjalimin tradicional në ballkonin e fitores duke thënë se populli i tij e ka dhënë vendimin dhe se të gjitha partitë politike duke përfshirë dhe vetë partinë e tij duhet të reflektojnë.  

- Nëse Erdoğan-i nuk humbi, çfarë fitoi? 

Turqia është një vend i cili brenda natës rrëzon një lider dhe brenda natës ngren një lider. Ka një sistem zgjedhor me rrënjë demokratike dhe shumë të besueshëm. Në një sistem të tillë edhe një lider si Erdoğan mund të humbë, por jo këtë herë... 

Erdoğan humbi shumë bashki duke përfshirë Stambollin, Ankaranë apo Bursën, por në këmbim fitoi shumë gjëra me vlerë. Ai i tregoi të gjithë sharlatanëve injorantë armiqve të tij se nuk është diktator dhe se populli i tij e do pa është në atë vend. Vendi i tij është demokratik dhe ka zgjedhje të besueshme. Duke bërë zgjedhje të lira dalin në pah edhe kokrrat e kalbura të cilat janë në radhët e partisë apo koalicionit të tij ku e tillë kishte dhe parti. Pas këtyre zgjedhjeve Erdoğan nuk është më diktator. Me këto zgjedhje Erdoğan tregoi integritet dhe drejtësi. Ai mund të ketë humbur bashkitë, por poshtëroi të gjithë ata të cilët dje e akuzonin për vjedhje të zgjedhjeve... 

Erdoğan mund të ketë shumë gjëra në kokë, si përgatitjen e vendit për një ndryshim të butë të pushtetit, rikanidim të tij apo edhe ndonjë mendim tjetër, por një gjë është e sigurtë: Turqia nuk është më ajo Turqi që ishte dikur. Sot është një mega shtet, ekonomia e 17 e botës, superfuqia energjetike, superfuqi e transporteve të tregtisë globale, superfuqi politike dhe superfuqi ushtarake. Kur Erdoğani erdhi në pushtet turqit e krahasonin veten e tyre me bullgarët dhe mërziteshin se përse vendi i tyre nuk ishte në lartësinë e vendit fqinj, por sot e krahasojnë veten e tyre me gjermanët, anglezët dhe holandezët dhe ky është treguesi më i lartë i zhvillimit të këtij vendi.  

- Zgjedhjet lokale të Turqisë dhe Ballkani 

Përtej shkrimeve amatoreske të atyre që nuk njohin as T e Turqisë duhet të theksojmë se Turqia nuk është më shteti i viteve para 90 ku ishte një vend i mbyllur në guackën e saj dhe nuk kishte marrëdhënie aktive me vendet e Ballkanit. Sot Turqia interesohet për hallet dhe problemet e vendeve të Ballkanit si kurrë më parë dhe si e tillë do të jetë edhe në të ardhmen. Edhe sikur opozita të fitojë zgjedhjet dhe të marrë në dorëzim drejtimin e Turqisë forcimi i këtij vendi do të vazhdojë. Marrëdhëniet mes këtij vendi dhe vendeve të Ballkanit do të jenë gjithmonë në lartësinë e duhur pasi këto marrëdhënie falë horizontit të liderit të këtij vendi kanë fituar një imunitet të pandryshueshëm. Shqipëria dhe shqiptarët janë aleatë stratgjikë të natyrshëm të Turqisë pasi në këtë vend ka më shumë se 7 milionë banorë me origjinë shqiptare dhe si e tillë nuk ka se si të jetë ndryshe. Aspiratat e përbashkëta, siguria në rajon, miqtë e përbashkët dhe armiqtë e përbashkët e bëjnë Turqinë si fuqi të pazëvendësueshme për vendin tonë.  

Si përfundim zgjedhjet lokale në Turqi i fituan të gjithë. Opozita është në maksimumin e vet historik. Kundërshtarët e Erdoğanit u qetësuan dhe janë të bindur se zgjedhjet në Turqi nuk manipulohen, fetarët mësuan se çdo të thotë përçarja mes tyre, të majtët janë entuziastë dhe në hare ngaqë do të kenë mundësi të pinë raki ku të duan dhe sa të duan, qytetarët do të kenë mundësi të krahasojnë qeverisjen e AK Partisë me ato të partive të tjera pasi për një kohë të gjatë e kishin harruar dhe fituesi kryesor është mjeshtëria dhe ustallëku i Presidentit Erdoğan i cili është plot surpriza. Do të na duhet kohë të presim se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës politike për të ardhmen e vendit të tij...