Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Pazari i Gjirokastrës zbukuruar nga lulet shumëngjyrëshe gjatë fundjavës.

Rama shprehet se “me atmosferën plot ngjyra pranverore nga Pazari i Gjirokastrës, fëmijët mësojnë ta duan natyrën dhe të bukurën”.

Fëmijët kanë mbjellur mëllaga, karafila e gardenia duke shprehur dashurinë për qytetin dhe natyrën.

“Unë sjell një vazo, ti më jep një lule” ishte nisma plot ngjyra pranverore e bashkisë Gjirokastër dhe bizneseve të Pazarit për të lulëzuar bashkë me fëmijët sokaket e Qafës së Pazarit.

Këtij eventi i janë bashkuar edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato./ata