Gjashtë shtetas sirianë si dhe 7 iranianë kanë humbur jetën në sulmin ajror që thuhet se është kryer nga Izraeli në ndërtesën e konsullatës së Iranit në Damask.

Sipas televizionit shtetëror iranian, 7 "këshilltarë ushtarakë" iranianë, dy prej të cilëve gjeneralë dhe 6 shtetas sirianë humbën jetën në sulmin që thuhet se është kryer nga Izraeli në misionin diplomatik të Iranit në Damask.

Mësohet se numri i përgjithshëm i personave që humbën jetën në sulm është rritur në 13.

- Sulmi ndaj kompleksit të ambasadës së Iranit në Siri

Është bërë e ditur se 7 anëtarë nga Ushtria e Gardës Revolucionare iraniane, përfshirë 2 gjeneralë, kanë humbur jetën në sulmin ajror në ndërtesën e konsullatës në kampusin e ambasadës së Iranit në Damask ditën e djeshme.

Përderisa Irani njoftoi se Izraeli kreu sulmin, Izraeli vazhdoi të heshtë.

Qeveria iraniane tha se do të hakmerret dhe se e konsideron SHBA-në përgjegjëse për sulmin./aa