Ministria e Drejtësisë, përmes Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, kanë nisur zbatimin e urdhrit ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska më 24 shtator të vitit të kaluar.

Agjencia ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në urdhrin në fjalë, duke përfshirë edhe vilën e cila konsiderohej të ketë qenë e kryekriminelit, Milan Radojiçiç te Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera, në përputhje me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe me urdhrin e gjykatës, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Milan Radoiçiç publikisht ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë. Ai ndodhet në Serbi dhe endet i lirë, ndërsa po kërkohet edhe nga Interpoli./ata