Afra, "foshnja mrekulli" 16-ditore, e cila lindi në rrënojat e shtëpisë së tyre të shkatërruar nga tërmeti në vendbanimin sirian Jinderes në Afrin, me tërmetin e fundit humbi edhe strehën e saj.

Foshnja Afra lindi në rrënojat e shtëpisë së tyre, e cila u shkatërrua nga tërmeti 7.7 ballë me qendër në Kahramanmaraş.

 

Foshnja, e cila lindi nën rrënoja gjatë përpjekjeve të kërkim-shpëtimit, do të rritet pa prindërit. Trajtimi i foshnjës përfundoi në një spital në Afrin dhe ajo u adoptua nga halla e saj, e cila ishte e vetmja që mbijetoi nga tërmeti në familjen e saj.

 

Halla e saj ia dha emrin Afra dhe ajo do të rritet në shtëpi me kushërinjtë e saj më të vegjël.

 

Shtëpitë e familjes së re të foshnjës Afra janë dëmtuar rëndë nga tërmetet në Hatay. Duke mos pasur ku të qëndronin, Afra dhe familja e saj u vendosën përkohësisht në një tendë ku qëndronin të afërmit e saj.

 

- "Afra është kujtim për mua nga babai i saj"

 

Halil Sham Sevadi, burri i hallës së Afras, për Anadolu tha se në vitin 2014 ata fillimisht migruan në Idlib dhe më pas në zonat e çliruara nga terroristët e DEASH-it.

 

Sevadi tha se gjatë tërmeteve të 6 shkurtit i ka marrë gruan dhe fëmijët dhe janë larguar nga shtëpia, por ndërtesa ku qëndronin nëna dhe babai i Afras është shembur.

 

Duke treguar se si kishte punuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në shtëpinë e rrënuar të familjes së Afrass, ai Sevadi , "Gjatë punës së shpëtimit, fillimisht pamë këmbët e nënës së foshnjës, i ishte shembur tavani. Kishte zhurma teksa po gërmoja rrënojat, mendova se ishte djali i xhaxhait tim (babai i Afras). Ndërsa vazhdoja të gërmoja, e vërejta që ishte një fëmijë”.

 

Duke theksuar se foshnja Afra është në gjendje të mirë shëndetësore, Sevadi tha se, "Afra është kujtim për mua nga babai i saj, e gjithë familja e saj humbi jetën. Ai shkoi, por i mbeti amaneti"./AA