audicion morën pjesë 34 fëmijë të grupmoshës 8-11 vjeç, të ardhur nga shkolla dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë. Fëmijët që do të pranohen, do të mësojnë tërësisht pa pagesë në TKOB, nga profesionistë të fushës.

Kori i Zërave të Bardhë, i themeluar në shtator të 2022-shit, e që drejtohet nga Sonila Baboçi, nën përkujdesin e Dritan Lumshit, përgjatë një viti është bërë pjesë e shumë produksioneve të TKOB-së, në të tilla si: operetën “Karnavalet”, veprën simfonike vokale “Carmina Burana”, “Oratorio de Noel”, “Muzika – Dashuri e përjetshme”, festimi i “Retro Christmas”, etj.

Nga audicionet e shkuara janë pikasur talente të reja të cilat janë promovuar në skenën prestigjioze të TKOB-së, siç ishte dhe 10-vjeçarja Aislin Shyti, e cila debutoi në oratorion “Elias” të F. Mendelssohn./ata