Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot me rastin e 75-vjetorit të krijimit të NATO-s.

“Duke shënuar 75-vjetorin e NATO-s, ne jemi të bashkuar në mirënjohje me aleatët tanë”, theksoi Begaj në urim.

“Uniteti dhe vendosmëria kanë formësuar botën tonë të sigurt”, u shpreh Kreu i Shtetit.

“Pa NATO-n”, nënvizoi Begaj, “siguria globale është e paimagjinueshme”.

15 vjet më parë Shqipëria u bë zyrtarisht anëtare me të drejta të plota e Aleancës më të fortë politiko-ushtarake të NATO-s./ata