Kuvendi zhvillon sot seancën plenare.

 

Seanca nis me pyetje drejtuar ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila, lidhur me disa problematika te evidentuara nga banorët e zonës për menaxhimin e Qendrës Sociale për të Moshuar “Besa”, në Barbullush, bashkia Vau Dejës.

 

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës zgjedhore”.

 

Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish – ndërmarrjeve bujqësore”.

 

Gjithashtu sot pritet të shqyrtohet raporti vjetor i Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian për vitin 2022.

 

Në redn të ditës ësht edhe diskutimi për projektvendimiin “Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Konkurrencës”