Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të hënë ka folur për mediet në lidhje me zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Basha ishte i pranishëm në Kuvend sot ku u zhvillua një seancë e posaçme ku Presidenti Federal i Republikës së Austrisë, Alexander Van der Belle mbajti një fjalim.

 

Pas përfundimit të seancës Basha i pyetur nga gazetarët për përçarjen e PD-së dhe nëse ai është përgjegjës për këtë ai u përgjigj se, “përgjegjës është ai që ka përçarë PD, Sali Berisha”.

 

Basha i pyetur nga gazetarët nëse do të jetë pjesë e fushatës për 14 maj, tha se patjetër që do të jetë.

 

“Patjetër që do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh ai.

 

Gjithashtu Basha iu përgjigj dhe pyetjeve të gazetarëve në lidhje me raportin e publikuar sot nga Sali Berisha për financimin e parave ruse në PD.

 

Ai tha se “Berisha të pyes listë e të ftuarve në festën e tij familjare”.