Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Ukraina ka kryer sulm me 53 mjete ajrore pa pilot (dronë) ndaj territorit të Rusisë.

Në një deklaratë nga ministria lidhur me sulmet thuhet: "Mbrëmë dhe në orët e para të mëngjesit të 5 prillit u ndaluan përpjekjet e regjimit të Kievit për të kryer sulme terroriste duke përdorur mjete ajrore pa pilot (dronë) të llojit avion ndaj objektivave në territorin e Federatës Ruse".

"Sistemet e mbrojtjes ajrore ruse ndërhynë ndaj dronëve", thuhet në deklaratën ku pretendohet se në rajonin e Rostovit u shkatërruan 44 dronë, në rajonin Saratov 1, në rajonin Kursk 1, në Belgorod 1 dhe në Krasnodar 6 dronë./aa