Shqipëria e vajzave U-19 është gati për ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit, e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2024. Skuadra e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi zhvilloi pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollistja Jehona Coka nuk do të jetë pjesë e ekipit në dy ndeshjet e mbetura për shkak të dëmtimit të pësuar në takimin me Qipron. Përsa i përket pjesës tjetër të ekipit, grupi është në gjendje të mirë dhe të gjitha futbollistet kanë marrë ngarkesën e plotë stërvitore, nën urdhrat e trajnerit Kreshnik Krepi.

Shqipëria e vajzave U-19 do të luajë nesër në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshjen e dytë ndaj Lihtenshtejnit, në ora 15:30. Vajzat kuqezi do të kërkojnë fitoren e radhës, pas triumfit 3-0 ndaj Qipros në takimin e parë. Ndeshja tjetër e grupit B2, Skoci – Qipro do të luhet po nesër në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 11:30.

Më poshtë kalendari i ndeshjeve:

Skoci U19-Lihtenshtejn U19 10-0

Qipro U19  –  Shqipëri U19     0-3

Skoci U19 – Qipro U19                06.04.2024 11:30   “Shtëpia e Futbollit”

Shqipëri U19 – Lihtenshtejn U19  06.04.2024 15:30   “Elbasan Arena”

Lihtenshtejn U19 – Qipro U19      09.04.2024 15:30   “Shtëpia e Futbollit”

Shqipëri U19 – Skoci U19            09.04.2024 15:30   “Elbasan Arena”

Renditja:

Skoci           3 pikë

Shqipëri       3 pikë

Qipro           0 pikë

Lihtenshejn 0 pikë