ra të kësaj konference është paraqitur roli i Konferencës së Bujanit për fuqizimin e antifashizmit në Kosovë dhe për domethënien e saj si koncept politik, qëndrimi i aleatëve ndaj Konferencës së Bujanit, si dhe për disa ngjashmëri e krahasime të Konferencës së Bujanit me ngjarje të tjera të kohës.

Me këtë rast, anëtari i këshillit organizativ, Frashër Demaj tha se vendimet që janë marrë në Konferencën e Bujanit, janë vendime që ndihmuan popullin shqiptar për të paraqitur qëllimin për bashkimin me Shqipërinë.

Ndërkaq, kryetari i këshillit organizues, Jusuf Bajraktari tha se Konferenca e Bujanit i ka përfunduar me sukses punimet e saj dhe se kjo gjë e ka shqetësuar pushtetin okupues. Bajraktari tha se Konferenca e Bujanit do të mbetet gjithmonë ngjarje frymëzuese e kërkesave të popullit shqiptar.

Edhe anëtari i këshillit organizativ, Arsim Bajrami theksoi se Konferenca e Bujanit ka ndodhur në kohën kur Kosova mund të tradhtohej për herë të dytë, sepse u sakrifikua për Shqipërinë Administrative.

Konferenca e Bujanit doli nga kjo konferencë me një dokument përfundimtar me rezolutë të miratuar në konferencë, ku thuhet: “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkuar me Shqipërinë.”

Konferenca e Bujanit u mbajt nga 31 dhjetori 1943, deri më 2 janar 1944.

/KosovaPress