Iraku ra dakord të dielën të dërgojë 10 milionë litra karburant në Rripin e Gazës në mbështetje të popullit palestinez, tha kryeministri Mohammed Shia al-Sudani.

Iraku gjithashtu pranoi të priste palestinezë të plagosur nga Gaza dhe t’u ofronte atyre trajtim në spitale qeveritare dhe private, shtoi kryeministri.

Mungesa e karburantit ka dëmtuar spitalet, sistemet e ujit, furrat e bukës dhe operacionet e ndihmës në enklavë. Lufta e Gazës filloi kur Hamasi, i cili kontrollon Gazën, dërgoi luftëtarë në Izrael më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke kapur 253 pengje, sipas të dhënave izraelite.

 

Që nga 7 tetori, të paktën 33,175 palestinezë janë vrarë nga ofensiva ushtarake e Izraelit në Gaza, me 75,886 të tjerë të plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.