Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë ka goditur Indonezinë.
Qendra e Vrojtimeve Gjeologjike të SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit është rreth 149 kilometra në veriperëndim të rajonit Tobelo në ishullin Halmahera në lindje të vendit.
Tërmeti me magnitudë 6.6 ballë është regjistruar në një thellësi prej 35 kilometrash.
Pas tërmetit nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami ndërsa nuk është raportuar as për viktima./aa